Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un duket se ka humbur edhe më shumë peshë në fotot e reja të publikuara. Kjo vjen në një kohë kur pak ditë më parë ai u raportua se kishte humbur 44 kilogramë në fillim të këtij viti.
Diktatori u shfaq për të përshëndetur një turmë oficerësh ushtarakë entuziastë dhe dukej se kishte humbur peshë rreth belit dhe fytyrës. Ai ishte dobësuar aq shumë sa kostumi “Maos” i vinte pak i gjerë.