Pak njerëz mund ta mbajnë mend moderatoren Bora Zemani kur ishte velinë e “Fiks Fare”. Në fillimet e karrierës së saj, ajo u shfaq fillimisht si velinë dhe ka folur për herë të parë rreth kësaj eksperience.
Teksa kthehej pas në kohë në “Ëndërrtjerrësit”, prezantuesi i programit Saimir Koda tregoi se prezantuesja ishte shumë e turpshme dhe rrinte “si plakë e kërrusur”, pasi i vinte turp nga gjoksi.
“Bora vinte në Fiks dhe rrinte e kërrusur. I thosha drejtohu Bora, thoshte ‘më vjen turp nga gjoksi’. “Po drejtohu rri drejt, mos rri si plakë kërrusur. Vishte minifund dhe e ulte deri tek gjunjët, e ulte”, tha ai.
Këtë fakt e pohoi edhe vetë Bora Zemani, e cila u shpreh se kishte turp të zhvishej dhe ishte një nga velinat më problematike.
“E kam pak kompleksin e zhveshjes, vuanin shumë me këtë pjesë, tek gardëroba thosha ‘si do e vesh këtë unë, shumë e shkurtër, shumë e hapur”. Kam qenë shumë e turpshme realisht, nga velinat më të veshura kemi qenë”, tha moderatorja./sot.com.al