I arrestuar gabimisht në vitin 2002, lirohet nga Guantanamo pas më shumë se 20 vitesh. Ahmed Rabbani ishte një shofer taksie në Karaçi, Pakistan.
Në vitin 2002, shërbimet lokale të sigurisë e kapën atë dhe ia dorëzuan forcave amerikane në Afganistan, të cilët po kërkonin një person tjetër. CIA e kuptoi menjëherë gabimin, por gjatë luftës kundër terrorit gjthesesi nuk e liroj..
- Kështu, Rabbani u mbajt në izolim në Afganistan dhe u torturua për 545 ditë, përpara se të transferohej në qendrën e paraburgimit të Guantanamos.
Ai qëndroi atje deri më 24 shkurt të këtij viti, kur u lirua pas më shumë se 20 vitesh paraburgim, pa akuzë apo gjyq. Dhe ai mbeti atje edhe pasi Komiteti i Shqyrtimit të Situatës së të Burgosurve të Guantanamos vendosi në tetor 2021 se ai mund të shkonte në shtëpi. Më në fund, Rabbani po kthehet ne shtepi per te takuar djalin e tij Xhabar, i lindur pesë muaj pas arrestimit. Dhe për të ekspozuar pikturat e tij, që kur filloi të pikturonte në Guantanamo.
Përgatiti për “JEHONA.Info”
Rubin Kristo