Është disi rrumbullak, i madh dhe shkëlqen në ngjyrë të artë.
Në Australi, ekspertët janë në mëdyshje për origjinën e një objekti misterioz që ka dalë në plazh në veri të Perthit.
- Është si një lloj bombole cilindrike, e përbërë nga fibër karboni e lehtë, pothuajse tre metra i lartë dhe 2.5 metra i gjerë.
Një kontroll nga ekspertët arriti në përfundimin se objekti është i sigurt dhe nuk përbën rrezik për njerëzit.
Megjithatë, banorëve vendas iu është kërkuar që të qëndrojnë larg këtij objekti misterioz.
Ndërkohë, Agjencia Australiane e Hapësirës u përpoq të ndihmonte në identifikimin e tij.
- “Objekti mund të ketë ardhur nga një raketëmbajtëse e huaj,” shkroi agjencia në Twitter. “Ne jemi në kontakt me partnerë ndërkombëtarë, të cilët mund të jenë në gjendje që të japin më shumë informacion”.
Zyrtarët e shtetit të Australisë Perëndimore u urdhëruan të mbajnë në mbikëqyrje këtë objekt, për të siguruar ‘ruajtjen e provave të mundshme dhe për të siguruar shqyrtimin e mëtejshëm nga ekspertët’.