Nxjerrin në shitje shtëpinë e ëndrrave për shkak të fqinjëve, por pasi e bënë historinë publike, vështirë t`ia blejë njeri

Një grua u detyrua të shiste shtëpinë e ëndrrave për shkak të fqinjëve. Ata bënin dush teksa ajo hante.

Pauline Boyd dhe burri i saj e blenë gjithë qejf shtëpinë e tyre në një vend të qetë në Skoci. Por pasi u transferuan panë që një shtëpi tjetër po ndërtohej aty pranë tyre.

Kuzhina dhe salloni i tyre kishte pamje nga garazhi dhe tualeti i fqinjëve.

“Ne mund të shikonim ata që bënin dush, teksa hanim darkën me miqtë që ftonim në shtëpi. Ok, ne mund t`i mbajmë perdet e mbyllura, por nuk mund të izolohemi nga gjelbërimi rreth e rrotull shtëpisë, përgjithmonë”, thotë Pauline që tani që e tregoi historinë e saj për Metro, vështirë t`i shitet shtëpia.

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost.al

Neighbours Say Lady Promoting Her £450,000 Dream House Is Simply Upset  New-build Is Obstructing Her View

 

Author: admin