Sa na ka marrë malli për dasmat apo jo? Duket se situata e fundit po na pèngòn nga argëtimet dhe nga dasmat, ndaj dhe gjithkush nga ne rri e rri dhe thotë: Ehh sa na mungon një dasmë.
Por, ama duhet thënë që të gjithë nga ne kemi që në një dasmë dhe jemi argëtuar pamasë apo jo?
Nëpër dasma arrin të shikosh gjëra të çuditshme, që nga njerëz të veshur sipas stilit dhe mënyrës së tyre dhe deri tek ata që e kanë pak qejf pirjen e shumtë dhe pasi humbin kontrollin, fillojnë të bëjnë gjëra që ose të bëjnë për të qeshur, ose për të qarë.
Ama, një dasmë të gjithëve na lë memorie të bukura dhe jo më kot kur jemi të lirë dhe pa asnjë angazhim ne vëmë kasetat ose DVD-të e dasmave tona për të rikthyer edhe njëherë ato momente të bukura që vijnë vetëm njëherë në jetë.
Edhe historia e sotme vë në plan të parë një dasmë, e cila ka qenë një moment i paharrueshëm për një çift brazilian dhe pasi ta lexoni deri në fund këtë histori do të bindeni se vërtet ka qenë një moment dhe një dasmë që nuk do të harrohet lehtë.
Çifti brazilian kishte planifikuar prej kohësh të martohej, kishte organizuar gjithçka, miqtë dhe të ftuarit ishin gati dhe për të hedhur hapin e madh kishte mbetur vetëm ecja e çiftit drejt altarit për t’i premtuar besnikëri njëri tjetrit, por e dini çfarë ndodhi?
Për një çast dhe për një moment të vetëm kjo dasmë sa nuk mori fund. Ju jeni kurioz se çfarë ndodhi, kur gjithçka ishte planifikuar perfekt?
Burri dhe gruaja po ecnin drejt altarit me shpresën së sapo të arrinin para priftit gjithçka do të përfundonte me një “happy end”, por jo.
Ecja drejt altarit u ndërpre pasi së bashku me muzikën në sfond, u fillua të dëgjohej me të madhe zëri i një gruaje që po bënte dashuri. Dhe po i shijonte aq shumë sa në sfond dëgjohen re.nkimet e saj të mëdha, kuptohet nga qejfi.
Çifti shtángù, të pranishmit nuk po dinin çfarë të bënin, por gjithçka shkoi mbarë, pasi të gjithë e morën me humor dhe sportivitet këtë moment, duke nisur të qeshnin me të madhe.
Në fund, dasma mbaroi ashtu siç ishte planifikuar dhe çifti pasi bëri premtimet dhe mori bekimet, u kurorëzua sërish mes të qeshurave të shumta të shkaktuara prej atij momenti.
“Për të kursyer para, na u desh që muzikën e dasmës ta merrnim nga interneti. Por, nuk kishim menduar kurrë se në sfond do të kishte edhe një grua që ishte duke bërë qejf”, thotë dhëndri pas dasmës.