“Nusja më e bukur!”/ Fotot e fundit të Dafina Zeqirit dhe Dj Geek bëjnë ‘lëmsh’ rrjetin! U martuan?

PANORAMAPLUS/ Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe DJ Geek janë një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar. Duke qenë se janë bashkëpunëtorë edhe në muzikë, dyshja janë kudo bashkë dhe shumë aktivë në rrjetet sociale. Ata nuk ngurrojnë të ndajnë me ndjekësit e tyre momente të ëmbla, shpesh edhe funny duke fituar goxha simpati nga njerëzit.

Ditën e hënë, ashtu si shumë të dashuruar, çifti festoi “Shën Valentinin”. Sigurisht nuk munguan dedikimet e ëmbla për njëri-tjetrin në rrjetet sociale e as dhuratat. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme artistja shqiptare ka publikuar në Instagram disa foto nga festa e tyre në ditën e të dashuruarve.

“Çdo ditë është Shën Valentin!”– shkroi Dafina krah postimit. Ajo shihet e veshur me një fustan të bardhë, të gjatë dhe shumë elegant, kurse Geek ka veshur një kostum serioz. Fotot janë shkrepur në një ambient romantik, ku bien në sy tullumbacet në formë zemre apo qirinjtë me të cilët është dekoruar dhoma.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë se çifti mund t’i ketë dhënë fund beqarisë dhe të jenë martuar. Në këtë foto janë me dhjetëra komente që u urojnë atyre martesën apo e quajnë Dafinën “nuse”.

Nuse e mrekullueshme”, “Hajt me hajër dhe shumë beba”, “Mendova se ishit të martuar”, “Urime martesa”, “Nusja më e bukur” janë disa nga komentet e bëra në Instagram, teksa dikush ka shkuar edhe më larg duke pyetur nëse Dafina është shtatzënë.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga Dafina dhe Geek rreth këtyre aludimeve që krijuan këto foto. Megjithatë, duket se nuk kemi të bëjmë me një dasmë por me një festë private dhe shumë romantike për Shën Valentin.

Kujtojmë se Dafina dhe Dj Geek konfirmuan romancën e tyre në fillim të 2020. Për muaj me radhë ata u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur të dashurisë dhe ndarjen po aq të shpejtë të tyre. Vetëm disa muaj nga lidhja e tyre, Dafina deklaroi se kishin vendur të ndahen. Këngëtarja tregoi se i ishte dashur të zgjidhte mes lidhjes me të dhe karrierës, ndaj vendimi më i mirë i momentetit sipas Dafinës ishte të zgjidhte karrierën.

Ndonëse të ndarë ata vijuan të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe të punonin si më parë duke u shfaqur kudo bashkë. Në fund të 2021, Dafina dhe Geek konfirmuan rikthimin me njëri-tjetrin dhe që atëherë janë shfaqur shumë të lumtur dhe të dashuruar./Shqiperiaime.com.al

 

Author: admin