Nuk zgjat shumë! Beatrix konfirmon ndarjen nga Donaldi

Donald dhe Beatrix janë ndarë dhe ky lajm është konfirmuar nga vetë këngëtarja me anë të një InstaStory. Beatrix ka shkruar ” Fake stories” (histori false) dhe më poshtë shkruan: “Ja ku e rregullova”.Një postim i tillë i referohet bluzës që Donaldi stampoi me foton e saj kur ishte brenda shtëpisë dhe shkroi: “No fake stories”.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, Beatrix ka shkuar edhe më tej pasi ka hequr nga lista e ndjeksëve në Instagram Donaldin dhe vëllain e tij Romeon.

Krisja e tyre ka ndodhur direkt pas daljes së Donaldit nga shtëpia e Big Brother Vip pasi nuk janë parë askund bashkë dhe në festën e mbrëmshme nga TCH, Beatrix shkoi me vonesë dhe u largua sapo Donaldi këndoi këngën që i ka kushtuar Borës./asutimes.com

Author: admin