“Nuk ndalova sepse…”/ Zbardhet deklarata e “të fortit” me Benz, që u xhiroi gomat policëve

Drejtuesi i mjetit tip Mercedes Benz C Class i cili i iku policisë me shpejtësi, është Gazmend Cani ka thënë në polici se nuk ka lidhje me drogën.

Ai tha se i iku policisë pasi u ndje i frikësuar.

Cani, i ndaluar si i dyshuar për faktin se nuk iu bind forcave të rendit, dyshohet të mos ketë gisht me grupin që kryenin shpërndarjen e drogës në zonë dhe më gjerë dhe se ka qenë rastësisht aty.

Ndërkohë Erjon Prenga është organizatori i grupit kriminal dhe shpërndarjes së drogës. Ai njihet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe vetë policia në fillim të operacionit ishte pesimiste. Pasi ky person është një nga eksponentët e grupit më të fuqishëm sa i takon shpërndarjes së kokainës në Tiranë.

Author: admin