Kur fëmijët qajnë, prindërit shpesh ndihen të frikësuar, të irrituar dhe të shqetësuar për të bërë diçka që sa më shpejt të jetë e mundur t’i pushojnë së qari.
Sidoqoftë, shkencëtarët pohojnë se nuk duhet të kemi frikë nga lotët e fëmijëve. Për një arsye shumë të thjeshtë! Sepse edhe kur një fëmijë qan kanë përfitimet e tyre. Bright Side na sjell disa “të mira” që vijnë nga të qarat e fëmijëve.
E qara çliron tensionin dhe ndjenjat e këqija
Ndihmon fëmijët të përshtaten me çdo situatë dhe pse për ta mund të jetë e pakëndshme
Lotët rritin zhvillimin shoqëror dhe emocional
I ndihmon që të çlirohen nga çdo dhimbje fizike ose emocionale
Ndihmon në përmirësimin e sjelljes së tyre
Nëse një fëmijë do qajë mos u shqetësoni! Kjo nuk tregon që jeni një nënë ose baba i keq.