Një grua është kapur në film duke e quajtur një burrë ‘zezak’ dhe duke e pështyrë atë para shikuesve të tronditur në një shpërthim racist në Birmingham.
Sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, gruas i ishte refuzuar hyrja në një bar në qendër të qytetit të shtunën në mbrëmje dhe u filmua më pas duke lëshuar një “të sharë” në punëtorin e sigurimit të njohur si Tristan Price i cili po punonte në hyrje.
Kur asaj i refuzohet hyrja nga punëtori i sigurimit, i cili duket se qëndron i qetë në video, ajo më pas e shtynë atë para se ta shante në drejtim të tij.
Ndërsa po largohej, dhe ende ishte në kamera, ajo më pas vazhdimisht bërtet duke sharë në baza racore para se ta pështyjë përpara admiruesve të tronditur jashtë lokalit.
Pamjet thuhet se janë shpërndarë nga punëtori i sigurimit i cili ka thënë se gjatë punës së tij ballafaqohet edhe me situata të tilla.
Videoja është shpërndarë gati 2 milionë herë vetëm në Instagram, ku ka pasur edhe shumë kritika të ashpra në drejtim të vajzës.
Një përdorues kishte shkruar: ‘Turp për këtë qenie njerëzore. Bravo për rojën e sigurisë për qëndrimin kaq të qetë dhe profesional’. /Telegrafi/