Isli Islami është një ndër moderatorët më modernë në Shqipëri, por fillimet e tij nuk ishin shumë të thjeshta.
Dilema se cilin drejtim do të merrte e ndoqi që prej adoleshencës.
Në një intervistë për “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, ai tregoi se fillimisht studioi për violiencel, më pas iu fut regjisë, ëndërr që iu ndërpre nga të tjerë.
Pavarësisht të kaluarës, Isli i falenderon pasi tashmë e ka gjetur veten në televizion.
Isli Islami: Nuk kam patur një adoleshencë se kam qenë në Lice. Duhet të studionim gjithë kohës. Unë vazhdoja për violincelë. Kam bërë një kurs regjie në vit të katërt dhe e mora me shumë qejf se mendoja që do bëhesha një regjisor i mirë. Ndodhi që dicka e bëra lidhjen më vonë.
Nevoja për violincelë ishte shumë aso kohe. Donin që ata që ishin të vazhdonin në Akademi, por kur e morën vesh që të paktët që ishin për violincelë nuk donin, u krijua një lloj rrëmuje. Menduam se nuk do na lejojnë të futemi në degë të tjera përvec violincelit, dhe sot ankohemi për diktaturë.
Bëra kurs, pastaj mu komplikuan gjërat dhe nuk e vazhdova. Për të kuptuar që ndoshta ma kanë bërë kastile, por më kanë bërë nder, sepse nuk dua ti përmend me emër plehrat, por më kanë bërë nder sepse mendoj se vendi im nuk do ishte në regji.