
Norvegjia do të detyrojë “influencer”-at që çdo foto të modifikuar me Photoshop ta bëjnë me dije që janë modifikuar.
Ligji i ri, që do të hyjë në fuqi së shpejti, ka për qëllim që të largojë rininë nga standardet joreale të bukurisë.




Çdo reklamë dhe postim në rrjetet sociale që manipulon pamjen e jashtme të dikujt, duhet të thuhet qartë që është modifikuar.
Ligji përfshin edhe fotot që kanë një filtër të thjeshtë.