Njomza krenaria e shqiptarëve, do jetë në festivalin e njohur krah Miley Cyrus

Pas sukseseve të njëpasnjëshme në tregun ndërkombëtar, këngëtarja shqiptare Njomza godet sërish. Ajo do të jetë pjesë e një prej festivaleve më të mëdha të muzikës në botë, Lollapalooza.

Festivali gjigant, i cili mbledh artistët më të famshëm të tregut muzikor dhe jo vetëm, do të mbahet nga data 29 korrik deri më 1 gusht. Krah saj do të performojnë edhe emra si Foo Fighters, Post Malone, Miley Cyrus, Dababy, Megan Thee Stallion etj.

Njomza Vitia është një nga këngëtaret më premtuese shqiptare në tregun ndërkombëtar. Ajo ka shkruar për Ariana Grande këngë si “Thank U, Next” dhe “7 Rings”, dhe u zbulua nga Mac Miller e më pas nënshkroi kontratë në kompaninë e tij muzikore Most Dope.

Lollapalooza është një festival i përvitshëm muzikor katër-ditor në Çikago, Illinois, në Grant Park, i cili u mbajt për herë të parë në vitin 1991 dhe më pas u zgjerua në vende të tjera. Në të kanë performuar më parë edhe Dua Lipa, Bebe Rexha, Gashi etj.

Jessie Reyez On "Imported," Crying & Songwriting | GRAMMY.com

NJOMZA - One Foot In The Water (2019) | IMVDb

kay 33 on Twitter: "just because someone isn't the biggest singer in the  world and isn't on the cover of every magazine, doesn't mean they don't  have fans. njomza is more successful

Njomza, Tyler Yaweh - Njomza and Tyler Yaweh Photos - Zimbio

NJOMZA's New EP, 'Vacation,' Can't Help but Be Relatable

Njomza Photos (12 of 35) | Last.fm

 

Author: admin