NJOFTIMI I RENDËSISHËM: JEMI AFËR NJOHJES SË PATENTAVE ME SHTETIN E MADH

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja deklaroi sot se jemi shumë afër finalizimit të njohjes me qëllim konvertimin e lejedrejtimit me Gjermaninë.

“Pala gjermane u shpreh sot zyrtarisht se perceptimi i autoriteteve të tyre federale mbi sistemin, sektorin dhe sigurinë e procesit të lëshimit të Lejedrejtimit shqiptar është me vlerësim maksimal për transformimin rrënjësor, pas vizitave të tyre verifikuese dhe informacionit të mbledhur drejtpërdrejtë prej tyre”, bën të ditur Gonxhja.

“Shqipëria ka përmbushur çdo kërkesë, sipas palës gjermane, dhe në parim sistemet konsiderohen të njëvlefshme”, shtoi ai.

Gjithashtu, sipas Gonxhes, u vlerësua pozitivisht progresi në rritjen e sigurisë rrugore në Shqipëri.

“Sot, grupi i punës i ngritur nga MIE, zhvilloi takimin përurues për hartimin e detajuar të marrëveshjes së harmonizimit për konvertimin reciprok të lejedrejtimeve! Jemi shumë afër finalizimit të njohjes me qëllim konvertimin e Lejedrejtimit”, tha Gonxhja.

NJOFTIMI NË FACEBOOK

Pala gjermane u shpreh sot zyrtarisht se perceptimi i autoriteteve të tyre federale mbi sistemin, sektorin dhe sigurinë e procesit të lëshimit të Lejedrejtimit shqiptar është me vlerësim maksimal për transformimin rrënjësor, pas vizitave të tyre verifikuese dhe informacionit të mbledhur drejtpërdrejtë prej tyre! ✔️

Shqipëria ka përmbushur çdo kërkesë, sipas palës gjermane, dhe në parim sistemet konsiderohen të njëvlefshme!

Gjithashtu u vlerësua pozitivisht progresi në rritjen e sigurisë rrugore në Shqipëri!

Sot, grupi i punës i ngritur nga MIE, zhvilloi takimin përurues për hartimin e detajuar të marrëveshjes së harmonizimit për konvertimin reciprok të lejedrejtimeve!

Jemi shumë afër finalizimit të njohjes me qëllim konvertimin e Lejedrejtimit.

Author: admin