Juristja dhe profesoresha e drejtësisë e mori udhëheqjen e shtetit pas dorëheqjes së presidentit të deritashëm, Hashim Thaçi të cilit sot iu konfirmua aktakuza për krime lufte nga Gjykata Speciale në Hagë.
Jemi mësuar që Vjosa Osmanin ta shohim në media duke diskutuar për çështje të ndryshme politike, por jo shpesh flitet për jetën e saj private.
Vjosa prej vitesh është e martuar me Prindon Sadriun dhe është nënë e dy vajzave binjake, Duas dhe Andës të cilat i solli në jetë në vitin 2014.
Prindoni është pjesë e Qeverisë së Kosovës dhe është udhëheqës i një departamenti në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i cili mbulon SHBA-të.
Ajo në rrjetet sociale përveç fotografive nga takimet e punës , ka lënë vend edhe për ato nga jeta private duke përshirë imazhe me bashkëshortin e vajzat.