NJIHUNI ME TË REJAT E IPHONE 13 QË DEL NË SHTATOR

Iphone 13, pritet të dalë në treg për njerëzit në mbarë botën në muajin shtator të këtij viti.

Pajisja e re, do jetë në formë të njëjtë me Iphone 12, por do të ketë edhe risi.

iPhone 13, pritet të zvogëlojë ‘njollën’ e shumëpërfolur të “Face ID”.

Gjithashtu, thuhet se Iphone 13 do të ketë gjurmë gishtash në pjesën e pasme të telefonit.

Për 10 vitet e fundit, Apple ka prezantuar vazhdimisht telefonët afër fillimit të Shtatorit dhe i ka nxjerrë në treg 10 ditë më vonë.

Mirëpo, kjo ndryshoi në vitin 2020, për shkak të pandemisë dhe telefonat u vonuan për daljen në treg.

Çka mbetet e paqartë deri më tani është çmimi i Iphone 13.

Por raportohet që do jetë shumë afër vlerës së Iphone 12, në momentin kur u hodh në treg.

Author: admin