Njihuni me punën që paguhet 84 mijë euro në vit, por askush nuk e do

Një vend pune në Zelandën e Re ofron 84,000 euro të ardhura në vit, por si duket askush nuk është i interesuar të aplikojë për të.

Mund të duket sikur ka ndonjë kleçkë që njerëzit nuk janë të interesuar, pasi veç pagës së mirë, punohet katër ditë të javës, por me sa duket, puna është tërësisht e pranueshme.

Kompania e kontrollit të trafikut ajror në Zelandën e Re po kërkon për kontrollues të trafikut, detyra kryesore e të cilëve është të mbajnë aeroplanët të ndarë nga njëri-tjetri, si në ajër, ashtu edhe në tokë.

Kërkesat për aplikim në fakt janë minimale; thjesht duhet të keni kaluar provimet e të mesmes dhe të jeni mbi 20-vjeç.

Author: admin