Keni dëgjuar ndonjëherë për popullin Hunza?
Ka shumë storje dhe mite rreth njerëzve që jetuan të lumtur dhe të shëndetshëm për një kohë shumë të gjatë. Mitet si ‘Fontana e Rinisë’ zgjojnë ende interesim edhe pas kaq shumë vitesh. Por, nuk është sekret se ka shumë njerëz që jetojnë shumë më gjatë sesa ne.
Madje ka njerëz që nuk sëmuren kurrë në jetë dhe nuk fitojnë kurrë asnjë sëmundje. E cili është sekreti i një jete të gjatë dhe të shëndetshme? Një artikull i publikuar online për popullin ‘Hunza’ tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve, të cilët filluan ta kuptonin përgjigjen e pyetjes më lartë.
Populli ‘Hunza’ jetojnë në një luginë malore të një rajoni në Pakistan. Arsyet pse ky popull tërhoqi vëmendjen e hulumtuesve janë:
–Shkalla e leximit tek ta është 95% – që do të thotë se çdo Hunza ka të paktën një diplomë të shkollës së mesme
–Rajoni Hunza është shtëpi për njerëzit e katër etnive
–Ka dy fe të ndryshme në rajonin Hunza dhe njerëzit janë të ndarë në to, por
–Jeta e popullit Hunza është shumë e thjeshtë dhe ata konsiderohet të jenë shumë mikëpritës
–Disa njerëz të këtij populli jetojnë deri në 150 vjet
–Gratë në Hunza mund të lindin edhe në moshën 65
–Ata nuk hanë kurrë ushqim të përpunuar dhe hanë shumë kajsi
–Ata punojnë në fusha prej lindjes së diellit deri në perëndim të tij çdo ditë dhe punojnë shumë
Të gëzuar, të shëndetshëm dhe përplot jetë, duket se njerëzit e Luginës Hunza i përkasin një planeti tjetër. Ata hanë kajsi të freskëta, marrin ajër të pastër të maleve, duken të rinj dhe vështirë se sëmuren ndonjëherë. Njerëzit shpesh befasohen nga ajo çfarë mësojnë për këtë popull (i cili njihet gjithashtu edhe si Burusho) që zakonisht jetojnë gjatë.
Përderisa në Pakistan jetëgjatësia mesatare e një personi është 67, në Hunza të jesh 100 vjeç nuk të bën të moshuar. Edhe në moshën 100 vjeçare, ata janë të fuqishëm dhe të shëndetshëm. Në vend se të jetojnë për të ngrënë, ata hanë për të jetuar. Ata hanë ushqim dy herë në ditë; një mëngjes të shëndetshëm dhe një darkë të mirë pas perëndimit të diellit.
Për më tepër, ata hanë vetëm ushqime natyrale si fruta, perime, qumësht dhe djathë. Nuk ka kimikate ose adetivë në ushqimet e tyre. Tensioni, stresi dhe mendimet e këqija janë të panjohura për hunzatë.
Ata janë tërësisht të paprekur nga sëmundjet që kanë lidhje me stresin, duke u bërë plotësisht imun ndaj tyre. Sipas një legjende të Burushos, populli i Hunzas ka origjinën nga Baltiri, një fshat që u themelua nga ushtria e Aleksandrit të Madh të cilët mbetën prapa pasi ishin të sëmurë.
Madje, nuk ekziston diçka e tillë si kanceri tek ky popull. Sipas hulumtimeve, kajsitë e Luginës Hunza thuhet të jenë sekreti prapa mungesës së tumoreve. Hunzatë hanë sasi të mëdha të këtij fruti që është i pasur me amigdalin (vitaminë B-17). Amigdalini njihet për vetitë e tij anti-kancer, transmeton lajmi.net.
Ata janë shumë punëtorë, pasi prej agimit deri në muzg ata punojnë shumë. Në vend se të shikojnë filma dhe të qëndrojnë brenda, ata ecin shumë. Një herë në vit për një periudhë prej dy muajsh, Hunzatë bëjnë pushim nga ushqimet e tyre të rregullta dhe jetojnë vetëm me lëngun e kajsive të shtrydhura. Kjo është një traditë e vjetër të cilën ata ende e ndjekin. Shkencëtarët pajtohen se kjo ndikon shumë në shëndetin e tyre të mahnitshëm.