Dashuri në kohë funer.ali. Kështu ka ndodhur me 71-vjeçaren Almeda, e cila teksa përcillte në banesën e fundit djalin e saj, njohu 18-vjeçarin Gary Hardwick.
Ndërsa Almeda varro.ste djalin, Gary shoqëronte tezen e tij në këtë funeral. Dashuri me shikim të parë? Që të dy këmbëngulin dhe janë të bindur që po. Aq sa brenda dy javësh shkuan në altar, duke shndërruar lidhjen e tyre në martesë.
U bënë gjashtë vjet që martesa ecën shumë mirë dhe çifti amerikan jeton në shtëpinë e 71-vjeçares, sot 77. E bashkë me ta, jeton dhe nipi i të moshuarës.
Ata theksojnë se janë më të dashuruar se kurrë. Ndërsa shtojnë se dashuria nuk njeh moshë dhe për ata nuk përbën asnjë problem fakti që kanë plot 53 vite diferencë. Madje shtojnë se po dashurohen çdo ditë e më shumë.