




Gjithçka është kthyer në biznes. I tillë është edhe vendimi i 39-vjeçares, Carla Bellucci, modele dhe influencere angleze, për të sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt në një transmetim të drejtpërdrejtë për 12 mijë euro dhe që pritet të shkaktojë jo pak debat.
39-vjeçarja ndiqet shumë në Instagram por mbi të gjitha në OnlyFans, një platformë e përhapur në Mbretërinë e Bashkuar që i lejon të postojnë përmbajtje dhe të fitojnë falë shikimeve të përdoruesve.




Për të raportuar lajmet është tabloidi Daily Star.
Më herët njoftimi për shtatzëninë e katërt kishte rritur të ardhurat dhe famën e modeles dhe influenceres.
Ideja e transmetimit të lindjes në internet lindi nga kërkesa e një fansi, i cili i ofroi asaj 10 mijë paund (rreth 12 mijë euro) për të transmetuar drejtpërdrejt lindjen e foshnjës së saj.



