Dashuri në kohë funerali. Njihet me adoleshentin në varrimin e djalit, martohet 71-vjeçarja
Dashuri në kohë funerali. Kështu ka ndodhur me 71 vjeçaren Almeda e cila teksa përcillte në banesën e fundit djalin e saj, njohu 18 vjeçarin Gary Hardwick.
Ndërsa Almeda varroste djalin, Gary shoqëronte tezen e tij në këtë funeral.
Dashuri me shikim të parë? Që të dy këmbëngulin për po. Aq sa brenda dy javësh shkuan në altar duke shndërruar lidhjen e tyre në martesë.
U bënë gjashtë vjet që martesa ecën shumë mirë dhe çifti amerikan jeton në shtëpinë e 71 vjeçares, sot 77. E bashkë me ta, jeton dhe nipi i të moshuarës.
Gjashtë vjet më pas ata theksojnë se janë më të dashuruar se kurrë. Ndërsa shtojnë se dashuria nuk njeh moshë dhe për ata nuk përbën asnjë problem fakti që kanë plot 53 vjeç diferencë. Madje shtojnë se po dashurohen çdo ditë e më shumë./THE SUN