Almendi hodhi akuza në drejtim të Sindit dhe Muratit në puntatën e sotme në “PërPuthen” se ata njiheshin para programit, duke hedhur edhe dyshime për një lojë mes tyre.
Por Sindi sqaroi se ka qenë kliente te salloni i tij dhe se ai i kishte bërë vetëm një herë një krehje flokësh dhe se nuk kishte patur asnjë komunikim me të, veç një përshëndetje
“Unë kam qenë në sallonin e tij, më ka bërë një krehje dhe kaq, kam dalë nga salloni. Nuk e kam njohur më përpara, jam kliente në sallonin e tij, por vetëm një herë e kam rastisur. E njoh si fytyrë, por kaq. Nuk po bëj lojë, ne vetëm një përshëndetej i kemi bërë njëri-tjetrit te salloni dhe kaq”, tha Sindi./shkoder.info