Tunku Ismail Idris, princi malajzian i Johos, pozon me fëmijët dhe fanellen e re bardh e zi. Idris është gjithashtu president i federatës lokale të futbollit, ndërsa ka tentuar të blinte Valencia-n, më pas tha se ishte i interesuar për Milanin. Tunku Ismail Idris, i lindur në Johor Bahru më 30 qershor 1984, djali i parë i Sulltan Ibrahim Ismail dhe gruas së tij të dytë Raja Zarith Sofia, është një princ malajzian që e do futbollin. Ai ishte i pari mbretëror malajzian që iu bashkua ushtrisë indiane. Dhe princi i kurorës është emëruar edhe presidenti i ri i Federatës së Futbollit Johor. “Tipar” dalluese i tij është se është një tifoz i zjarrtë i Juventusit. Aq sa një ditë u shfaq në stadium me familjen e tij dhe bleu gjithçka në dyqan.. Sipas revistës Forbes, ai ka një pasuri personale prej 800 milionë euro, si dhe të ardhurat e shtetit malajzian të Johor në trashëgiminë nga i ati .