Sllovaku JOZEF MENISH, është afrimi më “freskët” për Dritan Mehmetin e Partizanit.
Sipas informacioneve nga Klubi mësohet se Partizani ka gjetur akordin me një mbrojtës sllovak, i cili në fundjavë pritet që t’u bashkohet të kuqve.
Bëhet fjalë për 27- vjeçarin Jozef Menish, i cili vjen te “demat” si lojtar i lirë.
Sezonin e fundit Menish e mbylli si titullar te Zlate Moravce, në elitën e futbollit sllovak, ku ka luajtur 30 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.
Në të shkuarën qendërmbrojtësi ka luajtur edhe me klube në Sllovaki si Spartak Trnava apo Ruzhomberok.
Me afrimin e Jozef Menish Partizani konsiderohet “i blinduar” në qendër të mbrojtjes.
Largimi i mundëshëm i Eneo Bitri plotëson boshllëkun që mund të krijohet nga kjo lëvizje, po njëherazi rrit konkurencën në këtë sektor.