Nga Pëllumb Nako
Dikur Isa Boletini në Londër nuk e dorëzoi pisqollën që mbante fshehur. Për këtë britanikët u habitën dhe shqiptarët bënë histori. Por tokat shqiptare u copëtuan. Tani është Rama në Londër. E njëjta gjë. Të gjithë të lumtur që ai burrë shteti ua tha në sy britanikëve për të mos fyer shqiptarët…
U foli duke u dhënë leksione dhe për të mirat që vijnë nga emigracioni. Në rrjete sociale e komente televizive shfaqen njerëz të ngazëllyer për këtë burrë shteti. Por ndërkohë të burgosurit shqiptarë në Britani, do ta bëjnë burgun në Shqipëri.
- Pra me taksat tona do të mbahen.
Emigrantët do të kthehen me procedurë të përshpejtuar dhe ata kriminelë që shpëtojnë nga Anglia dhe fshihen në Shqipëri do të ekstradohen drejt Anglisë dhe pasi të dënohen, do të vijnë prapë. Praktikisht gjithçka sa dhe si do Britania. Pavarësisht se ky yni ua tha në sy të vërtetën me batuta interesante. Ndër shekuj njëlloj.