
Në nisje të seancës plenare, gazetarët janë urdhëruar që të largohen nga salla. Ata nuk janë lejuar që të futen në seancën e Kuvendit nga punonjësit e Gardës.
Kjo gjë ka sjellë indinjatën e deputetëve të opozitës.
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e cila ishte në podium duke folur, i bëri thirrje kryeparlamentares Lindita Nikolla që të mos i nxjerrë jashtë gazetarët.