Një trajner personal po përballet në gjykatë me akuzën e sulmit pasi goditi me “knockout” një bandit që e ngacmoi atë dhe të dashurën e tij në momentin kur ata po putheshin.
Ngjarja u regjistrua në janar të 2020 në një stacion hekurudhor të Sidney.
Gjyqtari pasi dëgjoi dëshminë e të akuzuarit pa dhe videon e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur i dashuri trim godet me grusht agresorin dhe ai bie në tokë pa ndjenja.
Gjyqtari dëgjoi edhe dëshminë e vajzës.
“Ishte ditëlindja ime. Harry po përpiqej të mbronte veten dhe për këtë po mbahet nën arrest ndërsa dikush tjetër më sulmoi?”.
Më pas gjyqtari hodhi poshtë akuzat e sulmit që i shkaktoi dëmtime të rënda trupore agresorit dhe pranoi pretendimin e vetëmbrojtjes të Harry Hronopulos.