Kevin Panenvitc, konsiderohej si një nga emrat e talentuar të futbollit gjerman.
Siç raportojnë mediat vendase, kur e nisi futbollin ishte një nga lojtarët më premtues në Gjermani.
29-vjeçari nisi karrierën te Hansa Rostok në Bundesligën e dytë duke kaluar më pas me Volfsburgun.
Por siç raporton panorama sport, karriera e tij mori fund shumë shpejtë pasi kishte probleme me peshën.
Aktualisht ai punon si pastrues rrugësh në kryeqytetin gjerman dhe paguhet vetëm 1100 euro në muaj.
“Çdo ditë ngrihem në orën 4 të mëngjesit për të pastruar qytetin.
Jeta ime është shumë ndryshe nga më parë.
Rroga aktuale më mjafton për të ushqyer familjen”, tha ish-lojtari gjerman.
Ai e mbylli karrierën në vitin 2019 me Karl Zais Jenan që militon në kategorinë e katërt në Gjermani.