Nga sot linjat e transportit publik në Tiranë do të funksionojnë me mjete te reduktuara.
Ky është vendimi i marrë ditën e sotme nga Unioni i Transportit Publik.
-
Në një deklaratë, Unioni bën të ditur se shkak për reduktimin e mjeteve të transportit publik në qarkun e Tiranës janë sfidat dhe shqetësimet më të cilat, sipas tyre, janë përballur operatorët e këtij shërbimi së fundmi.
Unioni i Transportit Publik u bën thirrje organeve përgjegjëse që të nisin urgjent një dialog për të adresuar shqetësimet financiare të operatorëve që e ofrojnë këtë shërbim.
Burime konfidenciale flasin per nje mase qe ka te beje me rritjen e cmimit te biletes.