Komuniteti shqiptar në Nju Jork ka protestuar ditën e djeshme me pankarta në duar kundër ndërtimit të HEC-it të Skavicës.
Projekti që parashikon ndërtimin e hidrocentralit do të bëjë evakuimin e mijëra banorëve nga shtëpitë e tyre dhe shkatërrimin e ekosistemit përgjatë luginës së Drinit.
Ata shprehen se Drini dhe Dibra duhet të mbrohen ndërsa i drejtohen Ramës duke i thënë ‘të mos i provokojë’.
“Ruaje Drinin, ruaje Dibrën.”-shkruhet në pankartat e tyre.
Ndërsa disa të tjerë mbajnë në duar pankarta që shkruajnë
“Hiqja pritën Dibrës se do të dalë punë.”
Thirrja për të shpëtuar lumin Drin nga ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës është bërë nga Shoqata ‘Rrënjët Shqiptare’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohur ndryshe si ” Albanian Roots”.