NËSE ZGJEDH KËTË VEND PËR PUSHIMET FITON 200 EURO

Vendet turistike e shohin sezonin veror si ‘shpëtimin’ e ekonomisë së tyre.

E sidomos në këto kohë që pandemia ka pllakosur të gjithë botë, vendeve ju duhet një plan strategjik për të tërhequr turistët.

Malta ka një plan për të tërhequr tursitët.

Turistët që do të zgjedhin hotelet me pesë yje në Maltë do të marrin si shpërblim 200 euro, ata që do të qëndrojnë në hotelet me katër yje do të përfitojnë 150 euro shpërblim, ndërsa turistët që zgjedhin hotelet me tre yje përfitojnë 100 euro.

Me këtë project shpenzimet e qeverisë malteze shkojnë në 3.500.000 euro dhe sipas përllogaritjeve të tyre, në Maltë pritet të vijnë 35.000 turistë.

Të dhënat e Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit tregojnë se industria turistike drejtpërdrejt dhe indirekt përbën më shumë se 27% të ekonomisë së Maltës, por sektori është goditur nga pandemia COVID-19.

Vendi tërhoqi më shumë se 2.7 milion vizitorë të huaj në vitin 2019-të, por shifrat kanë rënë me më shumë se 80% që prej muajit Mars 2020-të, kohë kur vendi u përballë me pandeminë.

Ky është një projekt që pritet t’I japë përfitime dhe ringritje ekonomisë dhe turizmit në veçanti./allnews.al

Author: admin