Pasi mësuan kundërshtarët e raundit të parë në Conference League skuadrat shqiptare si Egnatia, Tirana, Vllaznia, Shkëndija e Tetovës, Dukagjini, Shkupi dhe Gjilani zbuluan edhe kundërshtarët e raundit të dytë. Në këtë tur, kujtojmë se u shtua edhe një tjetër skuadër shqiptare si Drita e cila e nis këtë kompeticion nga raundi i dytë dhe rrezikon përballjen me një tjetër skuadër shqiptare si Shkëndija e Tetovës.
Fillimisht, shorti nisi me skuadrat të cilat marrin pjesë në turin e parë të Champions League dhe në rast eliminimi e nisin Conference League nga turi i dytë. Kështu, Partizani, Ballkani dhe Struga mësuan kundërshtarët në rast se transferohen në Conference League.
Ndërkohë, skuadrat e tjera shqiptare mësuan kundërshtarët teksa një short i vështirë për Tiranën që peshkon Besiktas/
Dukagjini-Europa/ Rijeka
Tirana-Dinamo Batumi/ Besiktas
Ararat-Armenia-Egnatia/ Aris
Lienfield-Vllaznia/ Pogon Szczecin
Hegelmann-Shkupi/ Levski Sofia
Progress Niederkorn-Gjilani/ Midtjylland
Viktoria Plzen-Drita
Torshavn-Paidee Linnameeskond/ Shkëndija Tetovës-Haverfordëest County
Skuadrat që i bahskohen nga Champions League:
Atletic Club D’Escaldes-Budocnost/ Partizani-Bate Borisov
Zalgiris-Struga/ Finalist nga raundi paraeliminator
Ballkani-Ludogorets/ Helsinki-Larne