Në vend që të thosha ‘Po’, kalova një vit të jetës sime vetëm duke thënë ‘Jo’ dhe ja çfarë mësova

‘Jo’ është fjala më e thjeshtë që ekziston. Vetëm dy shkronja, artikulohet lehtësisht. ‘Jo’ është fjala e parë që mësojnë fëmijët e vegjël. E përdorin shpesh dhe e dëgjojnë shpesh kur janë të vegjël, por me rritjen përdorimi i kësaj fjale bëhet edhe më i vështirë.

Kur një kamerier të pyet në restorant: A të shijoi ushqimi? Ti me siguri nuk i thua kurrë “Jo”.

Edhe kur një parukiere të nxjerr pasqyrën përpara dhe të pyet: Të pëlqejnë flokët? Nuk i thua kurrë “Jo”.

Dhe nëse e ke të vështirë t`i thuash “Jo” gjithë këtyre të panjohurve, çfarë ndodh në jetën e përditshme, me njerëzit e afërt? Me ta është akoma më e vështirë.

Kjo është arsyeja pse në vitin 2017, fillova vitin tim të “Jo”-së. Unë kisha një rregull, që nëse do të doja të thosha jo, do ta thoja pa u justifikuar.

Para këtij vendimi njihesha si njeriu që nuk dija të thosha “Jo”.

Herën e parë, 6 ditë pasi kisha marrë këtë vendim me telefonuan miqtë e mi dhe më ftuan në disko. I thashë “Po” dhe kur mbylla telefonin e kuptova çfarë kisha bërë. I telefonova mbrapsht që i thashë “Jo”.

Pasi mbylla telefonin një listë dyshimesh me pushtuan. A do mërziteshin? A do më ftonin më? Çdo pyetje që i bëra vetes lidhej me ata, po për veten? Unë a doja të shkoja? Jo, thjesht meqë më ftuan.

Kur mësoni të përdorni fjalën “jo”, “po”-ja juaj ka më shumë kuptim.

Disa miq hynë shpejt në lojë dhe nuk më bënin presion. Të tjerët e kishin më të vështirë për ta pranuar.

Disa donin të tërhiqesha nga vendimi që kisha marrë. Por e kuptuan shpejt që nuk kishte kthim pas.

Ishte një vit i gjatë dhe disa miqësi i mbijetuan kësaj sfide, të tjera jo. Por ndërsa kisha momente humbjeje të njerëzve që nuk ishin më në jetën time, kuptova se po bëja gjënë e duhur sepse veprimet e mia thjesht po nxirrnin në pah problemet që tashmë kishin ekzistuar.

Kur u riktheva në normalitet, njerëzit e dinin se unë dilja me ta vetëm kur vërtet doja të dilja dhe filluan ta vlerësonin më shumë praninë time. Askush s`më merrte më për të mirëqenë.

Author: admin