Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar pas deklaratës së presidentit rus Vladimir Putin, i cili tha se në Ukrainë po luftojnë mercenarë nga Ballkani, përfshi Shqipërinë dhe Kosovën.
Përmes një postimi në “Twitter”, Yuri Kim thotë se këto janë gënjeshtra për të ngritur dyshime dhe për të hequr vëmendjen nga e vërteta, e cila është pushtimi i paramenduar nga forcat ruse ndaj Ukrainës.
“Fushata ruse e dezinformimit është në mbingarkesë. Këto janë gënjeshtra të krijuara për të ngritur dyshime dhe për të hequr vëmendjen nga e vërteta, që është se Rusia ka pushtuar Ukrainën. Rusia është e përfshirë në një sulm të paramenduar, të paprovokuar, të pajustifikueshëm ndaj një kombi tjetër sovran”, shkruan ambasadorja./Shqiperiaime.com.al