Në një lidhje me Ardian Bujupin? Jasmina flet për herë të parë pas puthjeve me këngëtarin

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” Jasmina dhe këngëtari Ardian Bujupi janë përfolur prej kohësh tashmë se janë në një lidhje me njeri-tjetrin pasi në rrjet kanë qarkulluar fotografitë e tyre teksa shfaqeshin duke shkëmbyer puthje.

Në fakt, pamjet ishin nga klipi i këngës së re që do të sjellë Ardian Bujupi.

Ndërkohë, së fundmi, në një intervistë, Jasmina tha se ka vendosur që jetën e saj ta mbajë hermetike dhe mos të ndajë më detaje me publikun. Ajo nuk i mohoi shkëndijat më këngëtarin duke thënë se nuk kanë patur komplekse me njëri-tjetrin.

“Bashkëpunimi shkoi shumë këndshëm dhe shumë bukur. Kjo ka qenë hera e parë që e takova. Jam pyetur shpesh nëse jemi në lidhje. Duke qenë se kam dalë nga një emision dashurie e kam patur ‘të detyrueshme’ që jetën time private ta mbaja të hapur.

Por tani kam vendosur që ta mbajë private. Dhe nuk dua të jap sqarime të mëtejshme. Ndoshta ka patur, e ndoshta jo shkëndija mes nesh. Kur dy persona takohen dhe nuk kanë komplekse krijohen gjithmonë mendime se mund të jenë në lidhje. Jemi të dy me botë të zgjeruara”- është shprehur Jasmina në një intervistë për “ATV”./noa.al

Author: admin