Fisi Chang Tang-Pa rrëzë Himalajave, është fisi që jeton larg çdo gjëje, në këtë zonë nuk bëhet fjalë për celularë, madje as televizorë. Tekn.ologjia thuajse nuk ekziston dhe kjo duket paksa e çuditshme në këtë botë moderniteti.
Një fotograf i quajtur Cut Vinton ka jetuar dy muaj me fisin në fjalë, i cili mbijeton fal kafshëve. Fotografi bëri jetë duke provuar vështirësitë e shumta fizike të atyre njerëzve.
Fisi kalon ditë të tëra duke kërkuar ushqim mes të ftohtit e bashkë me ta, shtegtimin e ndërmarrin edhe dhitë.
Paraja nuk ekziston dhe gjithçka shkëmbehet me kafshë apo sende të tjera. Ata nuk i çojnë fëmijët e tyre në shkollë, edhe pse arsimi është i rëndësishëm në kulturën fetare të budistëve.