Në Greqi e akuzojzë për “lojë të dyfishtë”, Rama niset me avion nga Ankaraja në Athinë, ja çfare shkruajne mediat greke

Kryeministri Rama është nisur mëngjesin e sotëm nga Ankaraja, ku ishte për një vizitë dy ditore me ftesë të presidentit Erdogan, drejt Athinës. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Rama do të zhvillojë një takim jozyrtar në vendin fqinj.

Kryeministri shqiptar është nisur i vetëm drejt Athinës, nga Ankaraja, rreth orës 08.35. Delegacioni që e shoqëronte në Turqi, i përbërë nga ministra e drejtorë të rëndësishëm, do të mbërrijë në Tiranë me një avion tjetër.

Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë dhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias, pritet që të takohen më Ramën në Athinë. Si nga autoritetet greke por dhe nga ato shqiptare nuk ka asnjë informacion në lidhje me temën e diskutimeve.

Duke qenë se vizita e Ramës në Greqi vjen pas asaj në Turqi, ku qeveria shqiptare firmosi disa marrëveshje të rëndësishme, pritet që axhenda e këtij takimi të bazohet pikërisht në këtë vizitë.

Në mediat greke, kryeministri shqiptar Edi Rama është akuzuar për “lojë të dyfishtë”, pas zhvillimeve që u bënë publike nga takimi në Ankara./korrieri.al

Author: admin