NË GJENDJE KOME/ GRUAJA PËRJETOI SI ËNDËRR ‘NJË JETË KREJT TJETËR’, ÇFARË NDODHI MË PAS?

Pas lindjes së djalit tim, unë u sëmura vërtet shumë me një çrregullim misterioz të mpiksjes së gjakut dhe ngaqë mjekët në panik nuk dinin ç’të bënin, më futën në koma mjekësore, me bllokues të kujtesës.

Ata nuk donin që unë të kujtoja dhimbjen ose ndonjë nga procedurat.

Por koma është një gjë misterioze.

Askush nuk e di saktësisht se çfarë ndodh aty.

Disa shkencëtarë besojnë se pacientët me gjendje kome nuk shohin, nuk ndiejnë dhe nuk dëgjojnë asgjë.

Të tjerët thonë diçka ndryshe. Një grup shkencëtarësh janë të mendimt se pacientët në koma ëndërrojnë.

Nuk e di nëse kam ëndërruar, por më kujtohet diçka që bllokuesit e kujtesës nuk arritën ta fshinin dot.

Kur u zgjova, më dukej sikur dikush më kishte tërhequr me forcë nga një botë që e njihja në një tjetër, sikur të kisha shkelur nga një dhomë në tjetrën.

Fillova të flas me bashkëshortin dhe miqtë e mi dhe iu thashë se gjatë kohë që ata vinin të më shihnin, unë kam jetuar në një qytet imagjinar dhe se atje kishte qenë gjithçka e pabesueshme!

Kishte gjithë këto dyqane dhe apartamenti im ishte pak larg, por ishte i madh dhe i bukur dhe unë i njihja rrugët, njerëzit dhe e dija që ishte e vërtetë.

Ata pohuan me kokë në mënyrë mbështetëse.

Më inkurajuan të flisja, por kur u thashë mjekëve, ata thanë thjesht: Ju jeni duke marrë ilaçe jo të duhura.

Më thanë se do përshtatesha me kalimin e kohës dhe gjithë këto mendime dhe ndjenja të çuditshme do të kalonin.

Vetëm se ato nuk kaluan. Unë vazhdoja të ëndërroja për qytetin.

Kur arrita në shtëpi, qyteti imagjinar kthehej përsëri në ëndrrat e mia, aq i vërtetë, aq i gjallë, saqë e dija se ishte diçka ndryshe nga një ëndërr e rregullt.

Më dukej sikur po më thërriste dhe nuk e dija pse, apo çfarë donte, apo çfarë duhej të bëja.

Ndihej ndryshe nga çdo ëndërr e rëndomtë gjumi. Unë thjesht e dija se ishte e vërtetë.

Ëndrra vazhdonte të kthehej. Pa pushim.

Befasohesha gjithnjë që e shihja dhe më habiste fakti që dija çdo rrugë, çdo gjë.

Herën tjetër kur pashë ëndërr për qytetin, dëgjova se dikush që kisha dashur dhe që kishte ndërruar jetë, në të vërtetë nuk kishte ndodhur fare ashtu.

Ai kishte falsifikuar humbjen e tij të jetës dhe të gjithë kishin rënë dakord të pretendonin se kjo ishte e vërtetë, teksa ai jetonte diku tjetër.

U zgjova me shpejtësi, por ëndrra nuk kishte ikur.

Në vend të kësaj, unë besoja se ishte e vërtetë, sikur të mund të mbaja dy realitete në mendjen time.

Unë kam ëndërruar gjatë viteve, gjithmonë i njëjti qytet, të njëjtët njerëz në të, por gjërat ndryshojnë.

Kam lëvizur nga shtëpia e parë në një vend afër metrosë, ku kam dashur gjithnjë të jetoj.

A vijnë ëndrrat tona nga emocionet tona? Ndoshta po, por unë nuk mund t’i kuptoj emocionet e kësaj ëndrre, përveçse kam këtë kuptim të plotë të familjaritetit dhe çudisë njëkohësisht.

Ndihem sikur më duhet t’i kuptoj këto ëndrra.

Flas me terapisten time për to dhe ajo thekson se filluan me traumën e një kome.

Ka kuptim që ato të rishfaqen përsëri.

Ndoshta, kjo është njësoj si mënyra se si zhytem në një botë tjetër duke shkruar trillime, që jetoj jetë të tjera përmes personazheve të mi në mënyrë që të kuptoj jetën time.

Mbi të gjitha, botët për të cilat shkruaj në romanet e mia ndihen po aq reale për mua sa bota ku lundroj.

Por pastaj flas me një miken time fizikane, e cila më tregon për botët paralele, realitete të ndryshme që mund të bashkëjetojnë.

“A është kjo vetëm teori apo e vërtetë?”

Unë e pyes dhe ajo ngre supet:

“Kush e di me siguri?”

Ndoshta koma i bëri diçka trurit tim që ëndrrat e mia të duken si jeta reale.

Ndoshta po përpunoj disa kujtime nga një paraardhës. Kush e di?

Por, a s’është emocionuese?

E vërteta është se unë nuk e di nëse duhet të trembem apo të ngazëllehem nga këto ëndrra të çuditshme.

Gjithçka që di është se diçka po ndodh dhe unë zgjedh ta shoh si aventurë, duke pritur çfarë mund të vijë në ardhmen.

E mbani mend një këngë të vjetër “Jeta është veç një ëndërr”? Ndoshta në këtë rast, janë ëndrrat ato që janë “një jetë e vërtetë”.

Përshtatur nga Psychology Today

Kreditet e lajmit: Revista Anabel

Author: admin