Këngëtarja shqiptare, Eranda Libohova e ftuar tek Rudina Magjistari, ndër shumë tema të tjera, pre ku dhe temën e familjes.
Eranda Libohova feston ditën e Bajramit me kujtimin e mamasë – Vizion Plus.Eranda u shpreh se ka një lidhje shumë të veçantë me vëllaun e saj Zamirin, madje e konsideron atë si një shok.
Ai e ka surprizuar të motrën me një videomesazh gjatë emisionit, ku shpreh dashurinë dhe respektin e madh që ndjen për të.Zamiri tregoi se është shumë krenar për të dhe uron që të mos ndryshojë kurrë.
“Eranda dhe unë u rritëm bashkë, kjo më dha mundësi që të kuptoj sukseset, përjetimet dhe zhgënjimet e Erandës. Unë jam rritur më dy motra artiste në shtëpi dhe tani ndoshta po rris një artiste të ardhshme, vajzën time Noa.
Ndonjëherë nëpër shtëpi harroj dhe e thërras vajzën time Eranda.
Eranda simbolizon kuptimin e një artisti të vërtetë, nuk ka komplekse, ka një zemër kaq shumë të madhe saqë dikush dhe mund të humbë aty,
por mbi të gjitha Eranda është e pavarur dhe një frymëzim i çliruar dhe pa pranga.
Për këto cilësi unë e dua dhe e respektoj motrën e vogël dhe shpresoj që të mos ndryshojë”, u shpreh ai.