Në 11:00 tjetër protestë, reagon Rama: Nga sot çmimet e karburantit në filtrin e transparencës
Teksa e gjithë kryefjala e këtyre ditëve është rritja e çmimeve, sidomos të karburantit, kryeministri Edi Rama ka thyer sërish heshtjen për këtë çështje.
Kur sot pritet që në orën 11:00 të nisë një tjetër protestë para kryeministrisë, Rama thekson se duke nisur nga sot Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit do të kalojë në filtër marzhin e fitimit të çdo kompanie karburanti.
MESAZHI
MIRËMËNGJES
dhe me konfirmimin se nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve, ju uroj një fundjavë të mbarë./Shqiperiaime.com.al