Një çift kosovar ka vendosur që binjakëve t’u vënë emra të 2 personaliteteve politike mjaft të njohura.
Prindërit i kanë quajur foshnjat Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Këtë vendim ata e kanë marrë me idenë që fëmijët të bëhen si Albini dhe Vjosa.
“Pas 15 vitesh u bëra baba i një vajze e një djali dhe emrat jau lash ALBIN e VJOSA , ishalla bëhen si Albin Kurti e Vjosa Osmani. Qofshin me jetë të gjatë e të lumtur Vjosa e Albini”, ka shkruar babai i fëmijëve në ‘Facebook’.