
E ndërsa Europa po përballet me valën e të nxehtit afrikan, jugu i Brazilit është përfshirë nga i ftohti ekstrem dhe rreshje dëbore, të cilat janë të pazakonta në këtë muaj.




Mbrëmjen e djeshme më shumë se në 30 zona në Rio Grande Do Sul kanë rënë rreshje dëbore, ndërsa temperaturat shkuan deri në -8 gradë Celcius. Temperaturat pritet të bien edhe në vende të tjera si Parana dhe Santa Catarina.
Ndërkohë krejt e kundërta ndodh në Europë në këto ditë, ku në disa vende temperaturat kanë arritur në mbi 40 gradë Celsius.