Një “kërkesë e veçantë” nga një “pacient i veçantë”, të cilës nuk mund t’i thoje jo:
“Hapim derën dhe është aty që fytyra jote ndriçohet pa masë dhe, është pikërisht ku moment që jam krenare për punën që bëj, sepse në atë moment, pavarësisht vuajtjes, shihet lumturia jote”
Një dhuratë.
Është ajo që një grup vullnetarësh të një shërbimi shoqate socialo-shëndetësore në Salento, në Itali, kanë dashur t’i bëjnë një pacienti që po e transportonin me një nga ambulancat e tyre.
Kërkesa ishte e thjeshtë:
“Dua të shoh detin”.
Dhe kështu, vullnetarët kanë hapur derën e madhe të ambulancës dhe i kanë dhuruar një çast lumturie.
Ata që e kanë treguar historinë dhe kanë shpërndarë në Facebook foton e atij momenti, kanë qenë vetë vullnetarët e shoqatës Life Guard, gjatë një shërbimi në Gallipoli, në provincë të Lecce-s, Itali.
Një moment i veçantë si për pacientin por edhe për vetë vullnetarët, që çdo ditë “zbresin në fushë” për të marrë pjesë në një mision për dikë që është në vështirësi:
“T’i dhurosh një buzëqeshje dikujt që është më pak fatlum se ne”.
“Do të doja të shihja detin”: dhe ambulanca ndalon për të
Dhe këtë e kanë bërë duke pranuar një “kërkesë të veçantë” të bërë nga një “pacient i veçantë”, siç e quajnë:
“Dëshira për të parë detin meqenëse ti nuk e sheh kurrë për shkak të pandemisë”.
Një kërkesë të tillë, pranojnë vullnetarët, nuk është e mundur t’i thuash jo, dhe prandaj, kur kanë shkuar përballë detit, kanë hapur derën e ambulancës dhe kanë lënë pacientin që shijojë atë pamje.
“Hapim portën dhe është aty që fytyra jote ndriçon pa masë dhe pikërisht në këtë moment jam krenare për punën që bëj, sepse në atë cast shihet lumturia jote”, shkruan njëra nga vullnetaret në Facebook.
“Sot jam unë që të them faleminderit ty pasi më ke dhuruar atë shikim, përsëri faleminderit”./allnews.al