Megjithëse nuk ka pasur asnjë reagim nga vet dyshja e as ndonjë fakt që vërteton këtë, prej javësh po përflitet për një rikthim mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.
U tha se vetura posht shtëpisë së Borës ishte e Donaldit e pastaj se dyshja udhëtuan bashkë drejt Austrisë.
Ditën e sotme fame.al nga burime të tyre kanë publikuar lajmin se Donaldi dhe Bora do të vijnë me një project së bashku.
Sipas tyre dyshja janë rikthyer dhe do t’i shfaqen publikut së bashku në një projekt muzikor.
Çifti Bora-Donald do të jenë protagonistët e rëndësishëm në këngë pasi bëhet e ditur se edhe teksti ka të bëjë me historinë e tyre të dashurisë.
Ata do të xhirojnë një videoklip jashtë kufijve të Shqipërisë bëjnë të ditur burimet e tyre dhe së shpejti do të publikohet edhe për mbarë opinionin publik.
Pa diskutim kjo histori duket se do të përfundojë ashtu siç edhe publiku e ka kërkuar, pasi është komentuar së tepërmi se ajo çka dëshirojnë fansat e çiftit Bora-Donald është rikthimi i tyre./Shqiperia ime.com