Nafta thyen rekord në Shqipëri, ja sa shkon çmimi për litër

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp sot, tha se çmimi i karburanteve do të vijojë të rriten sepse Europa është në luftë.

Kaq ka mjaftuar që, pa kaluar një ditë nga kjo deklaratë, shumë karburante, nga 230 lekë për litër që ishte çmimi i naftës në mëngjes, e kanë çuar çmimin në 260 lekë për litër. Pra, një kosto jo shumë e vogël për xhepat e popullit shqiptar.

Kujtojmë se për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera, nesër në orën 17:00 para Kryeministrisë do të zhvillohet një protestë./Shqiperia ime.com.al

 

Author: admin