Sipas shkencëtarëve ekzistojnë të dhëna të cilat mbështesin faktin se gratë mund të jetojnë gjatë nëse nëna e tyre ka jetuar gjatë.
Ato kanë më pak shanse që të preken nga sëmundjet e zemrës, diabeti apo kanceri thonë studimet.
Gjithsesi efekti i jetëgjatësisë nuk duket se trashëgohet nëse babai jeton mbi të 90-tat.
Nëse të dy prindërit jetojnë gjatë athere vajza e tyre ka një mundësi prej 38 përqind që të jetojë po aq gjatë sa ata.
Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë , mendojnë se faktori gjenetik luan rol kryesor.Një ekip me studiues, i udhëhequr nga Aladdin Shadyab, analizoi jetëgjatësinë e 22 mijë grave të cilat e kishin kaluar periudhën e menopauzës, për të arritur në një përfundim.
Të dhënat origjinale të mbledhura për çdo vit duke filluar nga viti 1993, analizojnë faktorët e riskut, që sjellin sëmundjet kronike tek gratë./Cna.al