“Na erdhi që në 8 të mëngjësit”, Albano Bogdo tregon prapaskenat e skeçit me Ramën: Juli refuzoi, nuk do ta shohë me sy

Aktori i spektaklit të humorit “Klanifornia”, Albano Bogdo, ka folur në emisionin “Binjakët” për skeçin me kryeministrin Rama pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai tha se Rama ishte paraqitur që në 8 të mëngjesit për të xhiruar skeçin, ndërsa shtoi se kryeministri ka qëndruar për më shumë se 1 orë e 30 minuta në xhirime. Gjithashtu Bogdo tregoi se aktori tjetër i “Klanifornia”, Julian Deda, nuk kishte dashur të shfaqej në skeç sepse është me Partinë Demokratike dhe kundërshtar i Edi Ramës.

Ai tha se Julian Deda nuk dëshiron ta shohë me sy kryeministrin, ndaj refuzoi kategorikisht që të ishte në të njëjtin skeç me Ramën.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Kishe ngrënë bukë?

Albano Bogdo: Jo nuk kisha ngrënë se na erdhi që në 8 e gjysëm

Pyetje: Sa ka qëndruar ai tek ju, sa qëndroi ai tek ju përveç transmetimit

Albano Bogdo: Në transmetim doli 40 minuta, por kështu ka zgjatur thuajse dyfishi, kupton? Sa u xhiruan ato skeçet jashtë

Pyetje: Po Juli mori pjesë?

Albano Bogdo: E pe gjë te skeçi ti? Po si ka marrë pjesë apo jo? Refuzoi në mënyrë kategorike, është me Partinë Demokratike vëlla, është i hapur dhe nuk do ta shohë Ramën me sy.

Author: admin