Moderatori Isli Islami ka dy ditë që nuk është i pranishëm në emisionin që drejton çdo mëngjes me Ori Nebijaj, “Wake Up”.
Mirëpo Isli ka zbuluar ditën e sotme se ka zbuluar se është infektuar me Covid-19 dhe se i duhet të qëndrojë i izoluar për disa ditë. Gjatë një lidhje live nga shtëpia e tij, Isli tregoi se përveç tij është infektuar edhe ëma, me të cilën jeton në një shtëpi.
Isli tregoi se simptomat e para të koronavirusit ishin humbja e shijes dhe mungesa e fuqisë, aq sa nuk mund të lëvizte nga njëra dhomë e shtëpisë në tjetrën. Ai tha se bashkë me nënën bënë tamponin dhe rezultuan pozitivë dhe se tani po ndjekin protokollin e Covid-19 të dy./shkoder.info