Nga Ilir J Hoxha
Vlerësimi që i bënë ky Mision z Malo është i një madhësie që i tejkalon ato mbarkombëtare, por me të njëjtat “kredite” edhe z Malo, ja rrit vlerën këtij Misioni
Perla e fundmja e pinjollëve “Malo” do të ishte qershia mbi tortë, teksa do të befasonte duke thyer skenarin e një aktiviteti gala në “ballkon” të Tiranës. Vogëlushja 13 vjeçare, do të surprizonte me guximin e saj dhe jashtë çdo protokolli përpara më shumë se 150 personave të ftuar, do të zbulonte një “sekret” duke i lexuar të atit, Muhamet Malo një urim ditëlindjeje Mandej prortokolli do të dilte nga “kostumi” zyrtar duke u ndërthurur me festën ditëlindase. “Diplomatic Mission Paqe dhe Prosperitet” familja e madhe e misionarëve planetar të paqes, e Nënë Terezës, Gandit, Luterkingut, Mandelës, Rchard Hollbrukut, e dhjetra e dhjetra të tjerëve misionarë, në përmbushje të misionit të tij nuk do të kishte rast më ekselent për të lobuar në përmirësimin e imazhit shqiptar duke sjellë shëmbullin e një personaliteti paqedashës, apo të një manjaku të filantropisë përtej shqiptare sikur z Muhamet Malo.
- Rreth 1400 vjet më parë Profeti Muhamed sikur ta kishte adresuar enkas për adashin e vete një nga profecitë, ku do të thoshte – “Kërkojeni kënaqësinë time tek kënaqësia e të varfërve dhe nevojtarëve.”- Është një koincidencë shumëdimensionale. E çuditëshme ! A thua është shkruajtur enkas për Muhametin ‘jo profet’, biznesmenin që nuk mund të kuptojë kënaqësinë e vet pa bërë “detyrat” ditore duke kënaqësuar me ndihmën e tij “ushtrinë” e dhjetra hallexhinjëve, bash në “zyrën” e tij tek kafe e mëngjesit. Janë ato “kafet” ku përpos hallexhinjëve hallexhinjë, nuk mungojnë t’i përfitojnë edhe ata më “diplomatët” që u duhet “të sëmurin” ndonjë pjestar të familjes që ta marrin ndihmen disa qindra euroshe “metiane”.
Kjo është pjesa e konsiderueshme, por informale e padukëshme e padokumentuar, sepse atë të formalizuarën e shohim kudo ku ka aktivitete bamirësie apo sportive ku prania mbështetëse e Metit tashmë nuk përbën ndonjë lajm. Lexuesi të më fali për këtë dalje nga “struktura format” e shkrimit, por e mendojë se edhe pse tashmë Meti e ka kaluar “klasën” e dekorimit, jam i sigurt se këto janë vlera shtesë të pa futura në ndonjë llogaritje vlerësuese të Misionit.
Duke qenë pjesë e një aktiviteti të çdo fundviti të ndarjes së çmimeve filantropike shqiptare,kam vërejtur aty se nuk mungojnë lloje – loje “filantropa” që dekorohen qoftë edhe duke filantropuar disa stilolapsa, apo fletore. Nëse organizatorët do të njihnin vetëm pjesën e sipërme të “ajsbergut” filantrop të Metit, padyshim një nga medaljet kryesor të këtij aktiviteti do të kishte nderin për të patur emrin e tij.
- Kështu, disa ditë më parë në një ndërthurje të 57 vjetorit të lindjes së tij seksioni “Diplomatic Mission Paqe dhe Prosperitet” i Europës dhe Ballkanit i drejtuar nga shkrimtari jonë Shefki Hysa, do të moderonte këtë ngjarje edhe për ta lauruar “Këshilltar Nderi” misionarin më të ri të këtij misioni planetar . Tashmë konakut të “burrave të shtetit” të këtij misioni fisnik ,ju shtua edhe një mysafir i ri plotësisht i merituar sikur ai i z Muhamet Malo.
Çudia nuk do të ishte e munguar edhe në këtë event të përmasave të nivelit te OKB . Vlerësimi i bërë nga pjesmarrja e personaliteve nga më të ndryshëm të huaj, por jo vetëm do të kishte për “resto” indiferencën e qarqeve tona politike, shtetërore dhe pse jo edhe të atyre mediatike . Dhe të mendosh se ky event i bënte më shumë promovim vendit se sa vetë të lauruarit, kjo e tejkalon çudin. Që të përfitosh këtë medaljon që z Malo na e solli në qëndër dhe në “ballkon” të Tiranës, nuk është vlerësim i ndonjë dipllome ‘kristali’, por i një komisioni tejet fanatik, ku gjithçka kalon nëpër disa sita, madje ato janë tejet të imëta.
- Prestigjozi i përbotëshëm OKB ja delegoi këtë Misionit Dipllomatik të Europës dhe Ballkanit dhe si për fat akoma më në qelizë një pinjolli “gandian” sikur personaliteti i shquar i paqes, por jo me pak i shkencës z Madhu Krishan, e natyrshëm edhe i zoti i shtëpisë ambasadori i paqes Shefki Hysa do të ndihej më i plotësuar teksa do të “mburrej” që Shqipëria vendi i Nënë Terezës, Ibrahim Rrugovës, Pjetër Arbnorit vazhdon ende të “prodhojë” kapacitete të shëmbujve të përcjelljes së paqes dhe filantropisë. Vlerësimi që i bënë ky mision një personaliteti sikur z Malo është i një madhësie që i tejkalon ato mbarkombëtare, por unë duke qënë idhëtar “gandian” dhe duke i qëndruar korrektësisht mardhënies që kishte misionari i madh indian me të vërtetën “Satya (e vërteta) në filozofin e Gandit është Zot” – vendos veton se edhe kahu i kundërt është aq i vërtetë sa Zoti …! Çka dua të them se edhe z Malo ja ka rritur “kreditet” Misionit me antarësimin e tij sepse është vetë jeta dhe CV e tij që i tejkalon të gjitha pritshmëritë detyruese për të qënë pjesë e kësaj organizate paqembirëse. Kjo ja ka lehtësur më tej punën komisionit që në unanimitet të pranoj si pjestar të familjes së vetë z Muhamet Malo. Dhe ne bashkësinë e kandidatëve Misionar të Paqes na shtohet edhe një personalitet që na nderon jo vetëm si Shqipëri, por si Komb Shqipëtar